Reagim nga “Saba Bellça” në Preshevë ndaj kryetarit të komunës së Preshevës
Kompania “Saba Bellça” në Preshevë ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ky është reagimin e plotë:
Pas shpifjeve të përsëritura shumë herë nga i pari i komunës së Preshevës, ne. kompania Saba Bellça, si kompani më e madhe, më e suksesshme dhe meë kredibilitet jo vetëm në komunën tonë për në tërë rajonin, e shohim të udhës që për hir të transparencës dhe informimit të qytetarëve të Preshevës, të reagojmë për të demantuar shpifjet e kryetarit të Preshevës, i cili përmes konferencave për media, po vazhdon të plasoj të pavërteta për realizimin e projekteve ku Saba Bellça është punëkryes.
Rruga Karposh e kontraktuar nga kompania jonë është rruga e cila flet më së miri për kualitetin, seriozitetin dhe përkushtimin e kompanisë tonë në kryerjen e punës me interes publik, duke e shëndërruar atë në model për punëkryesit tjerë. Kjo rrugë është ajo që flet në të mirën tonë dhe demanton shpifjet e kryetarit të Preshevës të thëna në konferencat e fundit për media. Vlenë të theksohet se edhe pse punimet ë rikonstruktimin e rrugës Karposh kanë përfunduar moti kohë, Komuna e Preshevës dhe kryetari Arifi nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë obligimet ligjore dhe pagesat për punën e kryer në këtë projekt, sot e asaj dite.
Të gjithë ne e kuptojmë ardhjen e z.Arifi me premtimet më të mëdha në historinë e komunës tonë, për sjelljen e investimeve të reja dhe investitorëve të huaj në Preshevë që nga viti 2015. Por, për kundër këtyre megapremtimev, kryetari i Preshevës me çdo kusht po pengon investimet nga bizneset vendore për shkak të tekeve personale të tijë.
Prioriteti i Komunës së Preshevës gjithmonë ka qenë zhvillimi i qëndrueshëm i komunës dhe sigurimi i një jete më të mirë për qytetarët e saj, gjë që kompania jonë, me pajtueshmëri të plotë ka përkrahur këtë ide përmes realzimit të projektit për hapjen e fabrikës ËESlime në Preshevë. Është e rëndësishmëe të theksohet se fabrikë ËESlime, si një investim komplet familjar , edhe pas marrjes së të gjitha lejeve institucionale pë përballon humbje të mëdha kohore dhe financiare që po shkaktohenpër shkak të qasjes kundërshtuese të kryetarit të Preshevës, po rrit harxhimet e kompanisë çdo ditë e më shumë si pasojë e kryerjes së punëve duke siguruar furnizimin me energji elektrike përmes gjeneratorëve.
Andaj, bëjmë thirrje publike që kryetari Arifi të heqë dorë nga gjuha shantazhuese e kërënuese ndaj kompanisë tonë, si dhe çdo biznesi që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e qëndrueshëm të Preshevës dhe të siguroj një jetë më kualitative për qytetarët e saj.
Gjithashti kërkojmë me institim kryerjen e obligimeve ligjore dhe financiare ndaj kompanisë tonë, që do të dëshmojë se po punohet me përgjegjësi në sigurimin e investitorëve dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investime të reja.