Hoxhaj: Nuk besoj tek ndryshimi i kufijve, por shqiptarëve s’do t’iu binte keq
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se shqiptarëve s’do t’iu binte keq nëse do të bëhej ndryshimi i kufijve me Serbinë, edhe pse nuk beson se një gjë e tillë mund të vijë.
Në një intervistë në "VizionPlus", Hoxhaj ka thënë se afatet për arritjen e marrëveshjes nuk nënkuptojnë që të arrihet një marrëveshje e keqe.
“Është vendos marsi 2019 si afat për marrëveshje që të arrihet, por kjo nuk do të thotë të arrijmë marrëveshje të keqe apo pse përfundon mandati i Mogherinit” ka thënë ai.