Reagim nga LPD: Po dëmtohet fryma e bashkëpunimit në koalicionin shqiptar në Bujanoc?
Lëvizja e Progresit Demokratik ka dalë me reagim publik ndaj partnerit të koalicionit në komunën e Bujanocit duke u lidhur me vendiin e Këshillit Komunal i cili ka dhënë pëlqim për të ndryshuar sistematizimin e vendeve të punës në Administratën Komunale.
Reagimi i plotë i LPD-së:
Në mbledhjen e sontme të Kryesisë së LPD-së, diskutuam mbi vendimin e Këshillit Komunal të mbajtur sot më 26 tetor 2023, dhe dalim me këtë reagim duke sqaruar si më poshtë:
Këshilli Komunal ka dhënë pëlqim për të ndryshuar sistematizimin e vendeve të punës në Administratën Komunale për shkak të 10 pëlqimeve të marra me kohë të pacaktuar nga Ministria përkatëse.
Anëtarët e LPD-së në Këshillin Komunal kanë bojkotuar këtë seancë, sepse sipas informacioneve tona për këto vende të punës Kryetari i Komunës ka rënë dakord me disa nga eksponentët politik serb, duke anashkaluar bashkëpunimin me LPD-në të cilën e ka partner koalicioni.
Dhe me këtë hap të marrë në Këshill Komunal, ne si LPD vlerësojmë se po dëmtohet fryma e bashkëpunimit në nivel koalicioni.
Shërbimi për informim i LPD-së
26.10.2023, Bujanoc