Ramadani: Morrëm premtimin se Tirana do të financojë ndërtimin e palestrës sportive në Bujanoc
Lokale

Ramadani: Morrëm premtimin se Tirana do të financojë ndërtimin e palestrës sportive në Bujanoc

26.Oct.2023 17:20
0
Kryetari i kuendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani me bashkëpunëtorë realizoi takim në bashkinë e Tiranës dhe mori premtimin se Tirana do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
 
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Ramdani:
 
Dita e mërkurë, shkruan një histori të re për Komunën e Bujanocit.
 
Nga vizita e fundit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, morrëm premtimin nga kryetari Erijon Veliaj, që kryeqendra shqiptare – Tirana, do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, projekt ky që kap vlerën mbi 500 mijë euro.
 
Ky është projekti i parë, që Bashkia e Tiranës do të financojë në Komunën e Bujanocit.
 
Le të jetë një fillim i mbarë dhe i hajrit që do të duhet të trashëgohet, kur vëllai i madh, ndihmon vëllain e vogël!
 
FALEMINDERIT TIRANA
FALEMINDERIT KRYETAR VELIAJ
Kamberi: Mungon trysnia e BE-së, atë që quhet autonomi e pakicave në Serbi
Reagim nga LPD: Po dëmtohet fryma e bashkëpunimit në koalicionin shqiptar në Bujanoc?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration