Kamberi: Mungon trysnia e BE-së, atë që quhet autonomi e pakicave në Serbi
Lokale

Kamberi: Mungon trysnia e BE-së, atë që quhet autonomi e pakicave në Serbi

26.Oct.2023 17:07
0

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës po vazhdojnë të përballen me pushtetin serb, i cili në asnjë moment, sipas tij, nuk e ka ndryshuar politikën ndaj shqiptarëve atje. 

Kamberi thotë se në Luginën e Preshevës po ndodh spastrim etnik, e që sipas tij, shkelja e të drejtave të njeriut që po e bënë Serbia është në kundërshtim me kushtin e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për t’u bërë anëtare.

Ai tutje shprehet se mungon trysnia e BE-së, që të rregullojë së pari, atë që quhet autonomi e pakicave.

“Spastrimi etnik ka filluar në vitin 1999. Zbrazja e vendbanimeve në atë kohë që ishin të banuara kryekëput nga shqiptarët. Metoda tjetër e spastrimit është mosnjohja e diplomave, 15 gjenerata kanë përfunduar studimet në Kosovë e atyre nuk iu njihet ende diploma. Dhe, metoda tjetër e spastrimit etnik është pasivizimi i adresave, ku në Medvegjë është arritur qëllimi ngase mbi 4 mijë shqiptarë kanë humbur vendbanimin”, thotë deputeti shqiptar në Parlamentin serb.

Kamberi tregon se Serbia e dirigjon komunitetin e vet në Kosovë dhe mbanë 500 milionë euro në vit për ta, vetëm për aq sa dihet publikisht.

Thotë se ka fushatë të egër kundër produkteve shqiptare nga ana e serbëve, veçanërisht ndaj atyre pak prodhuesve që ka në Luginë. 

Kërcënimet që i merr vazhdimisht Kamberi thotë se nuk e mposhtin.

Ai deklaron se konfrontimi i tij me pushtetin serb po i bënë shqiptarët atje që të besojnë se po i dëmton, por në afatgjatë, ai beson se kjo është rruga e duhur e raportit me udhëheqjen serbe.

Kur flet për vendosjen e flamurit Kuq e Zi në Parlamentin e Serbisë, thotë se ishte me qëllim që të shpjegonte që barabarësia nuk mund të kushtëzohet.

Në emisionin Radar me Edita Doli, mund të mësoni më shumë për jetën e Kamberit. /rtvdukagjini/

Kurti dhe Vuçiqi përfundojnë takimet - tash për tash pa komente
Ramadani: Morrëm premtimin se Tirana do të financojë ndërtimin e palestrës sportive në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration