Rama: Të drejtat e serbëve në Kosovë më të avancuara se shqiptarëve në Preshevë
Lokale

Rama: Të drejtat e serbëve në Kosovë më të avancuara se shqiptarëve në Preshevë

31.May.2018 12:33
0
Kancelari austriak Sebastian Kurz gjatë një diskutimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se Austria mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por shtoi se nuk mund të jepte një datë të saktë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Rama, në një diskutim mbi prezantimin e librit “New State, Modern Stateman”, tha se Kosova është një vend i sigurt për serbët dhe popujt e tjerë.

Ai duke folur për të drejtat e njeriut u shpreh në Vjenë se Kosova ka standardet më të larta të të drejtave të pakicave dhe se nuk mund të krahasohen marrëdhëniet me serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Preshevë.

“Kosova sot është një shembull i shkëlqyeshëm i respektimit të të drejtave të pakicave. Nuk mund të krahasohet se si trajtohen serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Preshevë. Kosova ka standardet më të larta, dhe vetëm pas saj janë pjesa tjetër, “theksoi Rama./Titulli.com/

Maturantët serb i këndojnë Kosovës në zemër të Bujanocit (video)
Dita botërore e fëmijëve shënohet në Buajnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration