Maturantët serb i këndojnë Kosovës në zemër të Bujanocit (video)
Lokale

Maturantët serb i këndojnë Kosovës në zemër të Bujanocit (video)

31.May.2018 12:11
0
Një grup i maturantëve serb të shkollës së mesme "Sveti Sava" në Bujanoc kanë festuar përfundimin e vitit shkollorë në sheshin e qytetit dhe i kanë kënduar Kosovës.

Ata sikur tradicionalisht nisen nga objekti i shkollës duke bërë paradë rrugëve deri në sheshin kryesor të qytetit në Bujanoc dhe aty zhvilluan këtë ceremoni argëtuese, shkruan Titulli.com.

Të përcjellë me daulle e surle ata vallëzuan duke kënduar këngë të ndryshme por i kënduan edhe Kosovës një këngë që përsëritet.

“Oj Kosovë Kosova Ime, vendi im i dashur”, ishin disa nga vargjet e kënduara.

Policia lokale ishte duke vëzhguar këtë aktivitet të nxënësve ndërsa komuna e Bujanocit është një ambient I përzier e shpeshherë tonet nacionaliste kanë ndikuar në ngritjen e tensioneve politike në këtë vend./Titulli.com/

Zaptuesit e hapësirave publike po e sfidojnë qeverisjen lokale në Bujanoc
Rama: Të drejtat e serbëve në Kosovë më të avancuara se shqiptarëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration