Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës (foto&video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptarë nga komunat Bujanoc dhe Preshevë.Rama mikëpriti delegacionin e ardhur shqiptar duke u përshëndetur dhe shtrrënguar duartë me secilin pjesëmarrës.
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ka shpjegur delegacionit shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva se gjatë takimit Rama-Vuçiq është folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe se është premtuar se do të punohet në realizmin e kërkesave të shqiptarëve. Gjithashtu është diskutuar se problemet me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale të paraqesin tek qeveria në Beograd dhe në këtë mënyrë të gjendet zgjidhja”, u tha mes tjerash në takim.
Pjesë e delegaciont ishin Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, dhe Fatmir Hasani./Titulli.com/