Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do ti paraqesin problemet Ramës në Beograd
Lokale

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do ti paraqesin problemet Ramës në Beograd

13.Oct.2016 14:26
0
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohen në Beograd me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në tri komunat.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare Jonuz Musliu dhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi presin që temat e diskutimit të jetë situata politike dhe zhvillimi ekonomik i këtyre tri komunave, si dhe një sërë çështjesh të pazgjidhura me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

“Nuk janë të listuara temat. Ne presim të flasim për situatën e përgjithshme në Luginën e Preshevës. Mbetet problem mungesa e teksteve në gjuhën shqipe”, tha Musliu cituar nga agjencia serbe e lajmeve Beta, i cili është gjithashtu kreu i Lëvizjes për Progres Demokratik.

Ai shtoi se ai pritet të diskutohet dhe për tema të tjera të rëndësishme për shqiptarët, dhe se thirrja për të përmbushur udhëzimet e ambasadorit shqiptar në Beograd nga liderët politikë lokalë.

Takimi pritet të zhvillohet në hotelin “Hajat” rreth orës 15. Pjesë e delegacionit 7 anëtarësh janë: Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, Florim Sahiti si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj.

Rama në Beograd: Ti bëjmë të lumtur edhe shqiptarët në Jug të Serbisë
Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration