Rama para gazetarëve shqiptarë në Beograd:  Si e shikojmë ecurinë e gjërave ne Luginë
Lokale

Rama para gazetarëve shqiptarë në Beograd: Si e shikojmë ecurinë e gjërave ne Luginë

10.Nov.2014 18:27
0
Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama ruajti etikën duke mos zbuluar detajet e takimit kokë më kokë, por ashtu si homologu i tij serb, e cilësoi shumë të vështirë.

Në një konferencë shtypi me gazetarët shqiptarë në Beograd, Rama iu përgjigj pyetjeve, duke mbështetur idenë se fjalimi i tij nuk ishte provokim.

“Nuk besoj se e provokova Vuçiç me Kosovën, i thamë gjërat sikur i mendojmë. Pavarësia e Kosovës rriti sigurinë në Ballkan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, i pyetur për vizitën e tij të nesërme në Preshevë u përgjigj se “serbët hezituan që të shkoja në Preshevë. Për Preshevën, të njëjtat të drejta si të serbëve në Kosovë”.

Pa lënë pas marrëveshjet mes dy qeverive, Rama tha se “ka shumë projekte bashkëpunimi, pasi lamë pas armiqësinë. Projekti me Serbinë, nuk është vetëm hekurudha”.

“Ka një shqetësim të shprehur lidhur me vizitën e nesërme në Preshevë, dhe një shqetësim lidhur me çfarë ne mendojmë dhe si ne e shikojmë ecurinë e gjerave ne Luginë dhe aty kuptohet, që pavarësisht se në parim pikëpamjet mund të jenë të njëjta, në qasjen konkrete ndryshon”, deklaroi Rama për vizitën në Preshevë.

Ndërsa lidhur me atë që Vuçiç e quajti një provokim, kryeministri rama u përgjigj kështu:

“Formati i zakonshëm i këtyre vizitave është një takimi mes delegacionit, me një bisedë kokë më kokë. Nuk prezumohet që të bëhet publike.  Por unë mund të konfirmoj, pasi kam parasysh atë që tha dhe ai që ishte në bisedë, se ishte një bisedë jashtëzakonisht e vështirë, më shumë nuk besoj se është etike të them. Efekti i vizitës do të jetë në Bruksel”, deklaroi Edi Rama.

 

Vulin, Preshevë: Këtë se kemi pritur, Rama e keqpërdori mikpritjen
Lirohen të arrestuarit e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration