Vulin, Preshevë: Këtë se kemi pritur, Rama e keqpërdori mikpritjen
Lokale

Vulin, Preshevë: Këtë se kemi pritur, Rama e keqpërdori mikpritjen

10.Nov.2014 17:04
0

Ministri Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, nga Presheva ka akuzuar kryeministrinë e Shqipërisë Edi Rama se e ka keqpërdorur mikpritjen e tyre kur ka përmendur Kosovën.

Ai ka thënë se “siç jemi ne vendas të mirë, ashtu edhe Rama nuk është sjellë si mysafirë i mirë. Kjo ka qenë një keqpërdorim i mikpritjes sonë, me këtë është shkelur çdo protokoll shtetërorë”

“Serbia nuk e njeh Kosovën, për ne shtet me atë emër nuk ekziston. Mysafiri i mirë atë nuk e thotë. Ne e dimë cili është qëndrimi i Shqipërisë dhe kryeministrit Rama për Kosovën, por në Beograd, kur je mysafirë i yni, ajo nuk është dashur të thuhet, dhe Rama nuk është dashur të sillet dhe të flas ashtu. Ai e ka keqpërdorur këtë vizitë”, ka thënë Vulin gjatë qëndrimit të tij sot në Preshevë, raporton Titulli.com.

Ministri ka shtuar se deklarata e Ramës për Kosovën ndoshta ka qenë e mirë për çështjet e brendshme politike të Shqipërisë, për marrëdhëniet Serbi-Shqipëri sipas tij nuk është e mirë, duke shtuar se “këtë se kemi pritur dhe na ka keqpërdorur”.

“E kemi pritur me zemër të hapur, me nderime më të larta shtetërore, si i ka hije një shteti, por ai nuk u soll ashtu. Ne kemi punuar që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, por, në Beograd, Rama të kërkojë njohjen e Kosovës, kjo është keqpërdorim dhe ka qenë e panevojshme të thuhet. Kjo edhe mund të ndikojë në marrëdhëniet tona shtetërore”, ka përfunduar Vulin. /Titulli.com/

Ministri në Preshevë, nikoqiri Mustafa nuk e pret?! (foto)
Rama para gazetarëve shqiptarë në Beograd: Si e shikojmë ecurinë e gjërave ne Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration