Raketat ruse do instalohen pranë Preshevës?! Sistemi raketor BUK
Lokale

Raketat ruse do instalohen pranë Preshevës?!

03.Nov.2015 19:44
0
Futja e Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Serbi, me sisteme raketore të fuqishme, ka tronditur Perëndimin, por edhe opinionin publik brenda Serbisë.

Sipas marrëveshjes së arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus, Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.

Por nga media ruse dhe serbe kanë dalë lajme që trondisin të gjithë ambientin ballkanik: sisteme të fuqishme raketore ruse, BUK dhe S-400 Triumf, priten të instalohen pranë Luginës së Preshevës, ndërkohë që jo shumë kilometra më larg, në rajonin e Ferizajt, në Kosovë, ndodhet baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e “Bondstill”-it, shkruan portali "Te sheshi"".

Marrëveshja që firmosi Vuçiç në Moskë është cilësuar si një politikë “e uljes në dy karrige”, pasi nga njëra anë ai betohet për marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe bëhet gati të firmosë me BE-në, e nga ana tjetër sjell kërcënimin e armatimit rus në Ballkan, duke shtënë frikë dhe aromë lufte në rajon.

S-400 Triumf

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiç, deklaroi dy ditë më parë se, “ne e ndjejmë veten të sigurtë, pasi jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk i frikësohemi asnjë lloj sulmi”.

Ndërkaq, ekspertë të njohur në Serbi i kanë bërë thirrje Vuçiçit të heq dorë nga politika e dyfytyrësisë me Perëndimin, pasi kështu mund të tensionojë marrëdhëniet në rajon.

Profesori i Shkencave Politike, Ivo Viskoviç, ish-diplomat, deklaroi për televizionin B-92: “Autoritetet serbe duhet të shpjegojnë gjithçka në takimet e tyre të ardhshme me zyrtarët perëndimorë”.

Dhe, në fakt, në zyrën e Vuçiçit kanë mbërritur për sqarime rreth situatës diplomatët e Uashingtonit, Brukselit, por edhe Berlinit.

Viskoviçi e shikon marrëveshjen e fundit me Moskën si një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga Vuçiç merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes raketore ruse, që do të sjellë medoemos edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut pritet që të reagojnë me sqarimin e situatës, dhe nuk përjashtohet mundësia e instalimit të mbrojtjes raketore amerikane në Kroaci, a mbase në Shqipëri, si vende anëtare të NATO-s.

Ndërkaq, ftesa për anëtarësim të Malit të Zi do të bëhet shpejt, për ta mbyllur rrethin vicioz të lëvizjeve gjeopolitike. /Te sheshi/

Fillojnë ditët e komedisë shqiptare- Presheva 2015
Nisin punimet në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc, me kosto prej 900 mijë eurosh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration