Nisin punimet në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc, me kosto prej 900 mijë eurosh
Lokale

Nisin punimet në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc, me kosto prej 900 mijë eurosh

03.Nov.2015 19:54
0
Ka nisur sot ndërtimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Bujanoc, projekt ky, i cili, implementohet me finacim qind për qind të Komunës së Gjilanit. Hapjen zyrtare të këtij projekti të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc e ka bërë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, i cili ka thënë se Gjilani duhet të kapërcej nga kjo infrastrukturë që e ka aktualisht, në një infrastrukturë moderne.

“Kjo ditë shënon hapjen e rrugës më të madhe Gjilan-Bujanoc me investim qind për qind nga Komuna. Prej sot ne fillojmë lirimin e trotuareve, si dhe largimin e të gjitha reklamave e mureve, shtyllave të ndriçimit, rrjetit mbrojtës të FSK-së dhe të “Don Boskos”. Unë i falënderoj të gjithë për bashkëpunim sepse Gjilani duhet të kapërcej nga kjo infrastrukturë që e ka aktualisht në një infrastrukturë moderne dhe të qarkullueshme me mundësi të hapjes së korridoreve”, ka thënën Haziri të martën.

I pari i gjilanasve ka kërkuar nga operatorët privat që të mos e pengojnë punëkryesin në realizimin e planit dinamik, ndërkaq ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do të nis edhe ndërtimi i hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë si dhe Gjilan-Ferizaj.

Punëkryes është kompania “Zuka” nga Gjilani, pronari i së cilës Muhadin Zuka është zotuar se punët do të kryhen sipas planit dinamik për 90 ditë pune.

Ndërtimi i kësaj rruge e cila nis nga kazerma e FSK-së ka gjatësi prej 1260 metra, me gjerësi 27 metra dhe do të ketë brez të gjelbërimit, ndriçim dhe të gjitha kërkesat tjera urbane. Vlera e projektit kap shifrën e afro 900 mijë eurosh. /2L ONLINE/

Raketat ruse do instalohen pranë Preshevës?!
Ekspozita e Konkursit "PreFoto" hapet me 14 nëntor në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration