Rahmi Hyseni: Shkolla fillore në fshatin Leran me probleme teknike
Shkolla fillore "9 Maji" në fshatin Leran të komunës së Preshevës po përballet me problem të ndryshme teknike e nxehjes qendrore që ka detyruar edhe ndërprerjen e procesit mësimorë.Drejtori porsazgjedhur I kësaj shkolle, Rami Hyseni është shprehur për RTV “Aldi” se procesi mësimorë nuk pon zhvillohet përshkak të problemeve teknike.
Ai ka falënderuar pushtetin lokal të Preshevës i cili ka reaguar ditën e Mërkurë dhe i ka pastruar rrugët nga bora që shpien në drejtim të këtij institucioni shkollor sepse nxënësit transportohen me autobusë, shkruan Ritulli.com.
Një punëtorë teknik për mirëmbajtje në këtë shkollë thotë se nga ftohti i madh nxehja nuk ka punuar dhe se ka pasur problem me sistemin e furnizimit me ujë.
Rami Hyseni, ka theksuar se përshkak avarive mësimi ka shkaktuar probleme për të cilat po punohet në sanimin e tyre.
Në shkollën fillore “9 maji” në fshatin Leran të komunës së Preshevës procesi edukativo-arsimor zhvillohet në një mjedis të përzierë të nxënësve ku ndjekin mësimet në paralelet e ndara nëpër tetë fshatra përreth ku numri i përgjithshëm i nxënësve është 390, prej tyre 55 serbë të ndarë në pesë paralele dhe janë të angazhuar 65 punëtorë arsimor, prej tyre 4 arsimtarë janë të gjuhës serbe. /Titulli.com/