Ragmi Destani zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc
Mr. Ragmi Destani, kryeimam i deritanishëm i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.
"Proçesi zgjedhor në Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc filloi me 30 janar, ku u zgjodhën nëntë antarët e Këshillit, aq antarë sa numëron ky këshill.Më pas, me 10 shkurt 2020 nëntë antarët e posazgjedhur, mbajtën mbledhjen e Këshillit për të bërë propozimin dhe zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame", thuhet në njoftimin e KBI-së në Bujanoc.
Sipas këtij njoftimi në këtë takim,për kryetar të ardhshëm të Këshillit u propozua Mr. Ragmi Destani, ( kryeimam i deritanishëm i këtij këshilli ) dhe me me vota të hapura, unanaimisht u zgjodh kryetar i këtij këshilli në mandatin katër vjeçar 2020 - 2024.
Gjithashtu në njoftim thuhet se më 13 shkurt Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë në mbledhjen e saj e verifikoi zgjedhjen e Mr. Ragmi Destanit për kryetar të ardhshëm të KBI- së Bujanocit.
Gjatë ditës së sotme, Ragmi Destani edhe zyrtarisht nga ish kryetari Sulejman Fejzullahu mori detyrën e kryetarit të ri të këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit në mandatin katër vjeçar./Titulli.com/