Ragmi Destani: "Fitër Bajramin" ta presim të qetë dhe të lumtur pranë familjeve tona
Lokale

Ragmi Destani: "Fitër Bajramin" ta presim të qetë dhe të lumtur pranë familjeve tona

23.May.2020 14:28
0

 Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Ragmi Destani ka uruar  besimtarët e komunës së Bujanocit në prag të festës së madhe të FITËR BAJRAMIT.

Ky është MESAZHI I FITËR BAJRAMIT

Bismilahirrahmanirrahim

Elhamdululahi rabil alemin,, veselatu veselamu ala sejidina Muhamed s.a.v.s.

Të nderuar Besimtarë të komunës së Bujanocit

Të nderuar besimtarë të Luginës së Preshevës

Jemi në përfundim të muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së madhe të FITËR BAJRAMIT Festë, e cila vie pas agjërimit të muajit të madhëruar të ramazanit. Muaj në të cilin besimtarët musliman krijuan një lidhje të veçantë me krijuesin e tyre përmes agjërimit, namazit të teravive, lutjeve, solidaritetit mes vete etj.

Ky ramazan te ne këtë vit filloi më i veçantë se viteve të tjera, ku deri gati në gjysmën e tij besimtarët shtëpitë e tyre i shndërruan në xhami për ta adhuruar Allahun.

Por, duke falënderuar Allahun e lartëmadhëruar, pastaj edhe institucionet e bashkësisë islame; më 8 maj, në gjysmën e ramazanit, u hapën xhamitë dhe filluam namazin e xhumasë, të teravisë dhe namazet ditore ti falim nëpër xhami.

Ky Bajram, Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe gati të gjithë botën islame e gjen të izoluar nëpër shtëpi, pa faljen e namazit të Bajramit dhe pa ceremoni të tjera të kësaj dite për shkak të Pandemisë COVID 19,, Ku ne e lusim Allahun xhele shanuhu që bota të lirohet sa më shpëjt nga kjo pandemi dhe me sa më pak pasoja.

Te ne në Bujanoc dhe Preshevë: Me lejen e të madhit Allah, dhe duke iu falënderuar Atij shumë, edhe namazin e Bajramit do ta falim nëpër xhami, gjithsesi duke respektuar masat e sigurisë, të distancës, dezinfektimit, sexhaden etj.

Ne në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit, duhet të tregojmë kulturën tonë të lartë islame që e kemi përfituar gjatë Ramazanit, në raport mes neve dhe Zotit, por edhe mes neve mes veti. Duke shtrirë dorën e mëshirës, solidaritetit dhe dashurisë për të gjithë, dhe duke u gjetur afër të gjithë atyre, që kan nevojë për ndihmën tonë.

Ne e lusim Allahun e lartëmadhëruar që të na ketë pranuar agjërimin e muajit të Ramazanit dhe të gjitha adhurimet e tjera,,, dhe gjithsesi të na mundëson që FITËR BAJRAMIN ta presim të qetë dhe të lumtur pranë familjeve tona dhe të dashurëve tanë.

Zoti ua mundësoftë që të kaloni një ditë të lumtur dhe plot harmoni të FITËR BAJRAMIT ,, ZOTI JU RUAJT DHE JU DHASHTË TË GJITHA TË MIRAT E KËSAJ BOTE DHE BOTËS TJETËR // URIME TË GJITHËVE FESTA E FITËR BAJRAMIT //

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc,  Ragmi Destani

Namazi i Fitër Bajramit do të falet sipas dy orareve në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration