Namazi i Fitër Bajramit do të falet sipas dy orareve në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Namazi i Fitër Bajramit do të falet sipas dy orareve në Bujanoc dhe Preshevë

23.May.2020 14:13
0

Festa e Fitër Bajramit për shkak të masave kundër pandemisë këtë vit do të shënohet pak më ndryshe sipas traditave të zakonshme myslimane edhe në Luginë të Preshevës.

Këshillat e Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe Preshevë kanë dal me qëndrime të ndryshme se kur duhet të falet namazi i Fitër Bajramit ndërsa rregullat tjera janë të ngjashme, shkruan Titulli.com.

Sipas vendimit të fundit të  Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 7  të mëngjesit nëpër xhamia  gjithsesi duke respektuar masat e sigurisë të dezinfektimit dhe mbajtjes së distancës gjatë namazit. 

Ndërsa në Preshevë Këshillat e Bashkësisë islame kanë marrë vendim që Namazi i Fitër Bajramit të falet rreh orës 5:45 të mëngjesit. 

Sipas të njëjtave vendimeve lutet xhemati që të i shmanget qëndrimit sa ma të gjatë të në xhami, në kohën mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit dhe se  nuk do të ketë ligjërata e as programe të Bajramit, raporton Titulli.com. 

Institucionet e Bashkësisë Islame në bashkëpunim më institucionet qeveritare në Serbi morën vendim që më 8 maj të hapen xhamitë për kryerjen e ritualeve fetare në, para së gjithash faljen e pesë namazeve ditore , namazit të xhumasë dhe tetë rekateve të namazit të teravihëve, duke respektuar të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Xhamitë në vendin tonë sikur edhe gjitha vendet e botës  ishin mbyllur për falje të ritualeve fetare pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi për shkak të përhapjes së pandemisë me koronavirus COVID-19 në gjithë botën./Titulli.com/

Foto e ballinës është nga namazi i xhumasë në xhaminë e qytetit në Bujanoc e realizuar nga Evolution Production

Pandemia ndryshon traditën e myslimanëve për festën e Bajramit nëpër botë
Ragmi Destani: "Fitër Bajramin" ta presim të qetë dhe të lumtur pranë familjeve tona
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration