Qytetarët raportojnë: Pusetat e kanalizimit rrezik për nxënësit e shkollës fillore në Bujanoc
Qytetarët kanë njoftuar redaksinë e Titulli.com se në oborrin e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc gjenden të hapur disa puseta të kanalizimit që paraqesin rrezik për nxënësit e kësaj shkolle.“Dua të ju njoftoj se në oborrin e shkollës disa nga pusetat e kanalizimit janë hapur e nuk kanë mbulesë apo kapak edhe mundë që nxënësit të bien në to”, i ka shkruar Titulli.com një prindër i nxënësit në këtë shkollë.
Ai deshti të mbetet anonim për këtë njoftim që i bërë redaksisë Titulli.com dhe kërkoi që të merren masa nga udhëheqësit e shkollës sepse rreziqet mundë të jenë më të mëdha.
Hapja e pusetave të kanalizimit dhe largimi i kapakut mbetet shqetësim jo vetëm për rastin në shkollën fillore në Bujanoc por edhe lokacione tjera në territorin e komunës së Bujanocit./Titulli.com/