Ambasadori i BE-së, Sem Fabrici në Bujanoc: Të përkushtuar për zhvillimin e këtij rajoni
Lokale

Ambasadori i BE-së, Sem Fabrici në Bujanoc: Të përkushtuar për zhvillimin e këtij rajoni

04.Dec.2017 16:15
0
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrici gjatë takimit me kryetarin e trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq në Bujanoc theksoi se kjo ishte vizita e tij e parë pas marrjes së detyrës së re.

“Është mirë ti shohësh ndryshimet dhe se detyra ime konkrete në këtë funksion është që të ndihmosh Serbinë që të afrohet më shumë Bashkimit Evropian dhe në fund të anëtarësohet. stabiliteti regjional arritjet ekonomike janë gjithashtu të rëndësishme”, u shpreh Fabrici në Bujanoc, shkruan Titulli.com.

Sipas BE ka investuar 200.000.0 euro për ta ndihmuar Serbin që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Zoran Stankoviq njoftoi ambasadorin e Be-së me të arriturat në këtë rajon  duke shpresuar që Bashkimi Evropian të përkrah ashtu si deri më tani jo vetëm zhvillimin ekonomik po çdo fushë edhe në të ardhmen në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

 “Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian e njoftova për investimet që Bashkësia Ndërkombëtar ka bërë në të kaluarën ku janë investuar rreth 35.000.00  euro, ndërsa përmes Trupit Koordinues në të tre komunat është investuar rreth 60.000.00 euro”, deklaroi Stankoviq.

Ata folën edhe për planin shtatë-pikësh i cili parasheh përmirësimin e gjendjes në këtë rajon./Titulli.com/

Qytetarët raportojnë: Pusetat e kanalizimit rrezik për nxënësit e shkollës fillore në Bujanoc
BE me program për mbështetje komunave, Bujanoci prioritet në vitin 2018
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration