Qytetarët e Luginës duhet të mobilizohen për zgjedhjet e 24 Prillit (Video)
Lokale

Qytetarët e Luginës duhet të mobilizohen për zgjedhjet e 24 Prillit (Video)

27.Mar.2016 20:50
0
Bejtulla Ymeri, duke konstatuar se një numër jashtëzakonisht i madh i votuesve shqiptarë të Luginës, ndodhen në qendra të ndryshme të Kosovës, por edhe në Europw e gjetiu, konsideron se duhet një mobilizim për zgjedhjet e 24 prillit.

Të gjitha subjektet politike që veprojnë në Luginë tashmë kanë filluar aktivitetet parazgjedhore. Për zgjedhjet lokale, partitë politike kanë nisur dorëzimin e listave zgjedhore. Në Preshevë ndonëse ende nuk ka statistika të sakta, llogariten mbi 37 mijë votues, ndërsa në Bujanoc rreth 47 mijë, kurse në Medvegjë rreth 10500 votues.

Pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare e konfirmon vetëm Partia për Veprim Demokratik, ndërsa subjekte tjera ende nuk janë deklaruar. Ndërkohë përfaqësues të shoqërisë civile i gjykojnë partitë politike për mos gatishmëri të marrjes së përgjegjësisë. Ndërsa më 24 prill, në Preshevë dhe në Bujanoc, garohet për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, në Medvegjë do të mbahen vetëm ato parlamentare, meqë kjo komunë pati zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në shtatorë të vitit të kaluar./Titulli.com/

VIDEO

Partia Demokratike në Bujanoc hapi fushatën parazgjedhore dhe prezantoi 41 kandidatët e listës zgjedhore (foto)
Në Letovicë të Bujanocit vetura shkel çiklistin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration