Partia Demokratike në Bujanoc hapi fushatën parazgjedhore dhe prezantoi 41 kandidatët e listës zgjedhore (foto)
Lokale

Partia Demokratike në Bujanoc hapi fushatën parazgjedhore dhe prezantoi 41 kandidatët e listës zgjedhore (foto)

26.Mar.2016 19:17
0
Me moton "Vazhdojmë edhe më fuqishëm" Partia Demokratike (PD) në Bujanoc hapi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 prillit dhe prezantoi 41 kandidatët për këshilltarë komunal, raporton Titulli.com.

Bartësi i listës, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, tha në këtë tubim se “PD e mbajti fjalën, ndërsa në të ardhmen, siç u shpreh ai, do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku me vëllezërit tanë që nganjëherë po na sulmojnë”.

“Kemi punuar dhe do të punojmë për zhvillim ekonomik, sepse kemi subvencionuar bizneset me një milion euro dhe hapjen e 300 vendeve të reja të punës. Kemi aftësuar gjithashtu 200 të rinj në punën e tyre profesionale”, tha në mes tjerash kryetari i PD-së, Nagip Arifi.

Duke ftuar qytetarët e komunës së Bujanocit të votojnë numrin 1, shefi i shtabit zgjedhor të PD-së, Arbër Pajaziti paralajmëroi një fushatë fer dhe demokratike të partisë së tij.

Kryetarja e Forumit të Gruas të kësaj partie Adelina Bruçaj – Hasani tha para anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, se “qeverisja e Arifit i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme femrës, prandaj ju ftoj të votoni listën tonë”.

“Qyteti ka ndryshuar me investimet tona, ne jemi dëshmuar prandaj do të vazhdojmë edhe më fuqishëm”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Muhamed Jashari.

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Sali Salihu, tha se “ky pushtet ka realizuar disa investime kapitale, por me atë që mburremi është objekti universitar në Bujanoc”./Titulli.com/

LPD nuk do të merr pjesë në zgjedhje parlamentare
Qytetarët e Luginës duhet të mobilizohen për zgjedhjet e 24 Prillit (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration