Lokale
Qytetarëve të Preshevës i mundësohet kontrollim mjekësor falas dhe pa librezë
Kryqi i Kuq lokal në Preshevë në kuadër të projekti socio-ekonomik do të ketë personelin mjekësor i cili të gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës që nuk kanë libreza shëndetësore kontrollimet mjekësore do të mund t’i kryejnë falas nga ora 8:00 deri në orën 19:00.
Personeli mjekësor në këtë organizatë punon në dy ndërrime ku janë të angazhuar një mjeke dhe gjashtë infermiere.
Pacientët pa libreza shëndetësore shërbimet mjekësore mund t’i kryejnë tek Kryqi i Kuq lokal në Preshevë çdo ditë nga mëngjesi deri në orët e vona të pasdites.
Objektivi kryesor i kësaj organizate është të bëjnë parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që mund të ballafaqohen qytetarët gjatë përditshmërisë ka thënë për TV Preshevën sekretari i kësaj organizate Ahmet Halimi.
“Objektiva e Kryqit të Kuq është që të bëjmë parandalimin e sëmundjeve të ndryshme në terren dhe përkujdesin ndaj atyre të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku për shkak të mungesës së librezës. Të gjithë ata do të mund të vijnë në Kryqin e Kuq pasi tash kemi edhe mjeken profesioniste Lumnijen dhe motrat medicinave”, është shprehur Halimi, transmeton Titulli.
Ai ka shpjeguar se organizata në fjalë ka përcaktuar programin me bashkësi lokale të ndara, si pjesën e Karadakut dhe Sfinishtës të cilëve gati se i bëjnë vizita shtëpi për shtëpi, duke i ofruar të gjithëve ndihmën shëndetësore.
Kryqi i Kuq lokal në Preshevë është i furnizuar me mjetet e duhura mirëpo për t’i shërbyer qytetarët në mënyrë adekuate shumë shpejt do të furnizohet mjaftueshëm edhe me barna adekuate./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!