QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Lokale

QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin

22.May.2013 16:21
0
Rrjeti i Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në konferencën e tretë të saj të mbajtur gjatë fundjavës në Bujanoc, ka themeluar Asamblenë e kësaj organizate joqeveritare. Asambleja do të ketë rolin e saj të vëzhgimit, këshilldhënies dhe përfaqësimit të QSA-së si korpus me shtrirje të gjerë të të gjitha qendrave. Kompetencat dhe obligimet do të qartësohen në rregulloren e Asamblesë, e cila do të përpilohet nga grupi punues brenda tridhjetë ditësh. Në përbërjen e Asamblesë u caktua sekretari i përgjithshëm i asamblesë me mandat tre vjeçar, i cili poashtu vjen nga radhët e QSA-së. QSA me selinë në Preshevë, përmes një njoftimi thotë se qëllimi i formimit të Asamblesë është unifikimit i standardeve të njëjta të punës, profilit dhe aktiviteteve me të cilat kjo organizatë do të merret në të ardhmen. Në këtë organ të sapo themeluar secila qendër do të ketë përfaqësuesin e vet. Në konferencën e cila u mbajt më 18 dhe 19 maj në hotel Rozafa në Bujanoc morën pjesë përfaqësues nga të gjitha qendrat e QSA-së si: nikoqiri nga Presheva, Kumanova, Zvicra, Gjermania dhe Belgjika, transmeton Titulli. [caption id="attachment_73620" align="aligncenter" width="717"]Përfaqësuesit e QSA-ve gjatë konferencës së tretë Përfaqësuesit e QSA-ve gjatë konferencës së tretë[/caption] Pjesëmarrësit gjatë konferencës si prioritet në periudhën e ardhshme i dhanë transparencës, punës sa më profesionale dhe të jetë sa më afër kërkesave të popullatës në nevojë. Në takim u diskutua edhe për mundësin e zgjerimit të rrjetit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit edhe në Kosovë. Si mysafir të nderit, në konferencë morën pjesë dhe përfaqësuesit e organizatës joqeveritare “Zgjimi” nga Drenasi i Kosovës. “Me vite të tëra kemi investuar në besimin e tyre dhe jemi të bindur se ashtu si e kemi nisur këtë rrugë vullnetare, në të njëjtën mënyrë do ta vazhdojmë deri në fund”, porosisin aktivistët e kësaj organizate që morën pjesë në konferencën e tretë të rrjetit. QSA deri më tani ka vepruar vetëm në sferën humanitare dhe të avancimit, ku kryesisht është marrë me sanimin e situatave të krijuara, pa u futur fare në origjinën dhe shkaktarët e këtyre situatave. Kjo qendër e cila vepron që shtatë vite vendosi që aktivitetin e saj t’a zgjerojë edhe në sferat  sociale dhe ekonomike. “Ne mendojmë se varfëria e skajshme duhet të zgjidhet jo vetëm me solidarizim të popullit, por edhe me një investim të vazhdueshëm në sferën ekonomike. Fenomenet e ndryshme sociale që kanë lindur në shoqëri, duhet trajtuar me seriozitet dhe duhet kërkuar ,,ilaçi’’ që i zgjidh këto sëmundje shoqërore. Për këtë u hartua dhe aprovua filozofia e fushë-veprimtarisë së QSA-së për në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit./Titulli.com/
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” nisë me orë letrare (foto)
Kryetari Arifi ngushëllon Ambasadorin e SHBA-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration