Kryetari Arifi ngushëllon Ambasadorin e SHBA-së
Lokale

Kryetari Arifi ngushëllon Ambasadorin e SHBA-së

22.May.2013 15:03
0
Përmes një letre të dërguar sot, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka ngushëlluar Ambasadorin e SHBA-së në Beograd për viktimat e stuhisë në shtetin e Oklahomas. “Me dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë për tragjedinë që shkaktoi stuhia në Shtetin e Oklahomas, duke lënë të vdekur 91 persona dhe shumë dëme të tjera material”, shkruan Arifi në telegramin ngushëllues. Arifi në emrin e tij personal, të Administratës Komunale të Bujanocit dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve amerikan dhe për dhembjen e shkaktuar familjeve dhe popullit amerikanë nga kjo ngjarje e rëndë. “Në këto momente të rënda dhe pikëllimi për shtetin tuaj, lutjet tona janë me popullin amerikan”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Arifi dërguar Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Michael Kirby./Titulli.com/
telegram ngushëllimi (shqip)
telegram ngushëllimi (anglisht)
QSA themelon Asamblenë, vazhdon misionin
Çështja e Luginës pas normalizimit të veriut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration