Lokale
Qeveria e Serbisë, platformë dhe ftesë për liderët e Luginës
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq deri më 15 korrik, do t’i presë në një takim liderët shqiptarë të Luginës me të cilët do të bisedojë për zgjidhjen e problemeve të cilat janë të definuara në platformën e përbashkët të Shqiptarëve të Luginës, ka paralajmëruar kryetari i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq.
[caption id="attachment_56299" align="alignleft" width="300"] Kryetari i TK-se, Zoran Stankoviq[/caption]
Stankoviq ka theksuar se në bazë të bisedimeve, në prezencë të përfaqësuesit të OSBE-së, gjatë janarit dhe shkurtit të cilët u zhvilluan me përfaqësuesit shqiptar nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, Qeveria e Serbisë më 4 qershor ka aprovuar një platformë e cila përmban shtatë pika.
Ato kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon, ka theksuar shefi i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, transmeton Titulli.
Ai gjatë një interviste për “Politikën” ka thënë se deri më 15 korrik, në varësi prej obligimeve të Daçiqit lidhur me implementimin e marrëveshjes së Bruksleit, kryeministri me përfaqësuesit e 13 ministrive, në prani të përfaqësuesit të OSBE-së, do të pranojë në takim liderët shqiptar të Luginës.
Bisedimet për zgjidhjen e problemeve të theksuara do të duhej të fillonin në shtator, ndërsa do të zgjasin në varësi të asaj se sa kohë është e nevojshme për gjetjen e zgjidhjeve.
“Për ato afatshkurta do të duhen gjashtë muaj, për të mesmet deri në një vit bisedime, kurse ato afatgjata dy e më shumë vite”, ka thënë Stankoviq thënë se gjithashtu do të realizohen edhe obligimet e marra më herët por të cilat nuk janë realizuar.
Ai ka theksuar se për këto tema janë dakorduar si njerëzit në pozitë edhe ata në opozitë.
Kryetari i Trupit Koordinues nuk pret destabilizim të këtij rajoni edhe ate për shumë arsye.
“Njerëzit kërkojn që të zgjidhen problemet elementare, sa i përket çështjeve politike të cilat janë të imponuara apo të ofruara për arsye të ndryshme, ky tani është problem i vogël për njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Stankoviq.
Ai vlerëson se aprovimi i Rezolutës në Prishtinë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është provokim në të cilin Beogradi nuk dëshiron të përgjigjet./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!