Foto: Tanjug
Lokale
Qeveria e Japonisë ndihmon refugjatët në Preshevë
Ministri Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Japonisë në Serbi, Gjuiqi Takahara kanë vizituar Qendrën e re Transite në fshatin Miratoc dhe Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve në Preshevë.Ky delegacion në mbështetje nga Qeveria e Japonisë iu ka dhuruar pako higjienike, gjësende ushqimore, materiale sanitare dhe barëra për emigrantët, shkruan tanjug.
Qeveria e Japonisë ka financuar edhe adaptimin e gypave sanitare në Qendrën për Pranim në Preshevë dhe ambasadori i këtij vendi ka dorëzuar çelësat e dy minibusëve për ekipet mobile të cilët transportojnë emigrant prej Miratocit deri në Preshevë, ndërsa një automjet iu është dhuruar policisë.
Qeveria e Japonisë deri më tani për ndihmën e emigrantëve në Serbi dhe Maqedoni ka ndarë 2,7 milion dollarë.