Deputetja nga Kosova, Vjosa Osmani qëndroi në Bujanoc
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti në takim deputeten e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
“Takimi ynë ishte i karkterit konsultativ ku e njoftuan deputeten Osmani me problemet dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjëvënësve të Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre”, deklaroi Musliu.
Sipas tij bashkëpunimi tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet dhe se “është e pakuptim sa i përket teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të dërguara si donacion i Republikës së Kosovës të mbeten peng në terminalin doganor”.
“Duke pas parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqin e mjaftueshme për ti dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu.
Deputetja Vjosa Osmani e cila është edhe në komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe përfaqësuese e Parlamentit të Kosovës në Këshillin e Evropës theksoi se kjo është hera e e parë në Bujanoc dhe e dyta në komunën e Preshevës ku jamë njoftuar për së afërmi me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Si deputete do të angazhohem që Qeveria e Republikës së Kosovës në procesin e bisedimeve në Bruksel me Beogradin, të ngritet edhe çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sa u përket të drejtave të pakicave të jenë në raporte reciproke sepse është e pakuptimtë që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të gëzojnë të drejtat e barabarta me pakicat tjera të rajonit, duke filluar nga çështjet e arsimit e kështu me radhë”, theksoi Osmani.
Vlenë të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputetes Vjosa Osmani, kryetari Musliu i ndau mirënjohje.
.