Qeveria e Japonisë ndihmon refugjatët në Preshevë Foto: Tanjug
Lokale

Qeveria e Japonisë ndihmon refugjatët në Preshevë

22.Dec.2015 11:31
0
Ministri Alleksandar Vulin dhe ambasadori i Japonisë në Serbi, Gjuiqi Takahara kanë vizituar Qendrën e re Transite në fshatin Miratoc dhe Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve në Preshevë.

Ky delegacion në mbështetje nga Qeveria e Japonisë iu ka dhuruar pako higjienike, gjësende  ushqimore, materiale sanitare dhe barëra për emigrantët, shkruan tanjug.

Qeveria e Japonisë ka financuar edhe adaptimin e gypave sanitare në Qendrën për Pranim në Preshevë dhe ambasadori i këtij vendi ka dorëzuar çelësat e dy minibusëve për ekipet mobile të cilët transportojnë emigrant prej Miratocit deri në Preshevë, ndërsa një automjet iu është dhuruar policisë.

Qeveria e Japonisë deri më tani për ndihmën e emigrantëve në Serbi dhe Maqedoni ka ndarë 2,7 milion dollarë.

Ministrit Shala nuk i lejohet ta vizitojë Preshevën
Deputetja nga Kosova, Vjosa Osmani qëndroi në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration