Halimi: Diaspora shqiptare kontribut susbtancial në luftën tonë për liri
Lokale

Halimi: Diaspora shqiptare kontribut susbtancial në luftën tonë për liri

11.Jun.2012 08:20
0
Në qytetin e Prizrenit po mbahet Konferenca e parë Shkencore Ndërkombëtare "Roli i mërgatës në shtetformim", dhe po marrin pjesë lider politik shqiptar nga të gjitha viset shqiptare, ndërsa nga Lugina po merrë pjesë Riza Halimi, deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, raporton kosovapress. Kjo konferencë po organizohet  nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, e cila do të vazhdoj punimet me rastin e manifestimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në hapjen e kësaj konference treditore në Prizren, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli deklaroi se shteti historik shqiptar Prizreni, po bashkon shqiptarët nga katër anët ku jetojnë, pasi sipas tij mërgata ka pas rolë të rëndësishëm në ruajtjen e frymës liridashëse të Lidhjes së Prizrenit. "Nëse deri sot vetëm kemi folur për kontributin e mërgimtarëve në shtetformim, konferenca e që do të mbahet këto tri ditë, me kumtesat që do të dalin nga kjo, do të jenë dëshmi e gjallë e gjithë atij angazhimi që mërgimtarët dhanë me shekuj për lirinë dhe pavarësinë", ka thënë ministri Makolli. Ndërsa, lideri politik nga Presheva, Riza Halimi tha se diaspora shqiptare përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës, po vazhdon të jap kontributin për Kosovën dhe vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët edhe sot. "Diaspora shqiptare më shumë se në shumë raste të popujve tjerë, ka dhënë një kontribut susbtancial në luftën tonë për liri, barazi, në procese të rëndësishme shtetformuese. Besojmë se edhe kjo konferencë do ta jap një kontribut të madh, që nga çdo aspekt të studiohet, të analizohet për të nxjerrë një moment tjetër shumë të rëndësishëm, se pikërisht këto tema dhe vetë diaspora i bashkoi në këto momente më së shumti shqiptarët kudo që janë", ka thënë Halimi. Kontributin e mërgatës e vlerësoi lartë edhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i cili tha se mërgata po vazhdon përkrahjen, duke mos harruar familjet dhe shtetin e tyre. Në të njëjtin ambient u hap ekspozita e fotografive nga Dita e shpalljes së Pavarësisë dhe promovimi i librave të Jusuf Buxhovit “Kosova” dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit"./Titulli.com/
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit edhe në Kumanovë
Cila është e vërteta për sulmin e xhandarmërisë serbe në Dobrosin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration