Përurohet fabrika e re e turqve në Vladiçin Han Foto: RTS
Lokale

Përurohet fabrika e re e turqve në Vladiçin Han

07.Apr.2016 13:08
0
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hapur sot në Vladiçin Han fabrikën e investitorit turk "Teklas Automotive", e cila prodhon komponentë për pjesë të veturave, njofton RTS, transmeton Titulli.com.

Investimi i përgjithshëm i turqve ishte 11.35 milion euro, me 400 të punësuar në çerekun e parë, ndërsa deri më 2018 janë paralajmëruar të punësohen 1.200 persona.

Shiritin për hapjen e fabrikës e prenë kryeministri Vuçiq dhe ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozaj, ndërsa në hapje ishin edhe ministrat Rasim Lajiq dhe Zhelko Sertiq.

“Kjo është një ditë e madhe jo vetëm për Vladiçin Hanin, Rrethin e Pçinjës e të Jabllanicës, por për gjithë Serbinë”, ka thënë Vuçiq me rastin e hapjes së fabrikës./rts.rs/

Alternativa për Ndryshim shpresë e ardhmërisë së Preshevës, kurrë koalicion me PDSH-në (video)
Këshilli i Evropës: Fushata parazgjedhore në Serbi kryesisht e qetë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration