Përmes shkollimit të ofrojmë perspektivë më të mirën në Luginë
Lokale

Përmes shkollimit të ofrojmë perspektivë më të mirën në Luginë

31.Dec.2014 11:16
0

Universitetin Internacional i Novi Pazarit, dega në Preshevë uron të gjithë studentët për vitin e ardhshëm akademik shkollor.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni të arsimit të lartë, universiteti është  duke punësuar kuadro shqiptare e  më gjerë, duke arsimuar rininë dhe duke ndihmuar për të parandaluar rrugën e migrimit përmes shkollimit dhe perspektivës në këtë rajon.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


Të nderuar bashkëqytetarë
e më gjërë,

 

Viti i kaluar konsolidon rrugën e drejtë, që nisëm, duke rrezikuar shumë vetën për të mirën dhe perspektivën e gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë nacionale, gjinore, racore e fetare.

Për tri vite hyrje në politikë, kanë qenë vite të suksesit edhe pse nuk patë asnjë gram pushtet në duart tona, ne realizuam premtimet dhe projektet tona, ku ato nuk do të kenë të ndalur edhe më tutje. Ne do t’ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që na mbështetën ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 dhe 2014.

Qytetarë të  nderuar, të gjithë Ju, që votuat të jeni krenar me Ne, të mbani kokën lartë, se Ju jeni çelësi i realizimit të punës sonë, gjer më tani. Ju keni ushqyer tek ne vendosëshmërinë për t’i çuar gjërat përpara për t’i parë ato me syrin e së ardhmes, me syrin e bashkëjetesës me të gjithë njerëzit, pa krijuar urrejtje për përfitime personale! Ne do t’ju qëndrojmë besnik gjer në fund.

Sot, ne jemi të sigurt më shumë se çdo herë tjetër se asgjë nuk duhet të na bëjë pesimistë, përkundrazi, kemi të gjitha arsyet për të qenë ndryshe, për të parë perspektivën me ngjyra të çelta e që i përkasin shekullit 21 dhe një Europë të bashkuar me gjitha shtetet Ballkanike.

Ajo është e ardhmja jonë, fëmijëve tonë dhe brezave tonë. Për të duhet dhe të përpiqemi të luftojmë së bashku, duke besuar në çdo çast se kemi bërë dhe po bëjmë më të mirën.

Të nderuar qytetarë, viti 2014 ishte vit i suksesit më të madh, pasi që ne me ndihmën Tuaj themeluam Universitetin Internacional të Novi Pazari, dega në Preshevë, duke punësuar kuadro tona e më gjerë, duke arsimuar rininë tonë, ja kemi ndalur rrugën për të migruar  dhe ju kemi hapur dyer për të arsimuar! Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimin dhe t’i kujtojmë me krenari të gjithë ata, që flijuan jetën për të drejtat tona.

Për fund, në emër të Universiteti Internacional në Preshevë, në emrin tim personal dhe në emër të studentëve e profesorëve Ju urojmë gjithë qytetarëve e më gjërë festën e motmotit, duke Ju dëshiruar shumë shëndet, dashuri e mbarsi në Vitin e RI 2015.

 

 Me shumë respekt Koordinatori i Universiteti Internacional,

Kujtim Sadriu.

Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare (Video)
UDSH: Nuk i përmbushën premtimet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration