Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare (Video)
Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, gjatë një interviste për portalin informativ Titulli.com, në rezymenë për vitin 2014-të, ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e të rinjve nga Komuna e Bujanocit.Deputeti thotë se pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, jo që ka mbet në nivelin e njëjtë, por ajo është degraduar edhe më shumë, duke e vlerësuar ate ndër më të vështirat të shqiptarëve, sidomos në Komunë të Bujanocit.
Kamberi flet edhe për amendamentet e paraqitura në Parlamentin e Serbisë, që me përjashtim të njërit, Qeveria Serbe të tjerat nuk i ka marrë parasysh, ndërsa për dialogun dhe obligimet e marra nga Beogradi thotë se nuk ka avancime.
Kryetari i PVD-së në Bujanoc, thekson edhe rëndësinë e funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndërsa caktimet e kandidatëve për të drejtuar komisionet në KKSh, thotë se janë joadekuatë e joprofesional.
Mes tjerash në video-intervistë mund të mësoni edhe rreth investimeve që duhej të bëheshin në këtë komunë dhe prishjen e marrëdhënieve me investitorë shumë të rëndësishëm.
Kamberi shtron pyetjen se ku mbetën premtimet e Partisë Demokratike që për të ardh në pushtet në Bujanoc, kishte premtuar hapjen e fabrikës në Dobrosin si dhe punësimin e 2.000 qytetarëve.
Mos pranimi që sheshi në Bujanoci të ketë emrin “Skënderbeu”, intervistuesi e vlerëson tallje me qytetarët shqiptarë...
Për PVD-në është anormale me i planifiku për vitin 2015-të 25 milionë dinarë për një rreth-rrotullim, kurse bujqësinë me lënë vetëm me 8 milionë dinarë... “Po vijmë në situatë se s’ka kush me u sjell në rreth-rrotullim, nuk do të kemi njerëz”, thotë matej Kamberi.
Shiko intervistën më poshtë: