Përkujtohen dëshmorët e Zhegrës që ranë në Luginë të Preshevës
Lokale

Përkujtohen dëshmorët e Zhegrës që ranë në Luginë të Preshevës

15.May.2015 12:20
0
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve të qytetit, sot është shënuar 14 vjetori i rënies së Shaban dhe Sami Ukshinit, ndërsa në vendin e tyre të lindjes, në Zhegër, është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, të cilët ishin pjesëmarrës në luftën për lirinë e Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në një komunikatë për media të Komunës së Gjilanit, citohet kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku - Rexhepi, të ketë thënë se "Shabani dhe Samiu dëshmorë për të ndriçuar rrugën e lirisë, të zhvillimit dhe ndërtimit të vendit".

“I kujtojmë Shabanin e Samiun me përulje, të cilën ranë në altarin e lirisë që Kosova Lindore të bashkohet me Republikën e Kosovës, sepse ajo pjesë i përket shtetit tonë. Duhet të punojmë dhe të jemi unik që amanetin e tyre për bashkim të çojmë në vend”, theksoi kryesuesja Bunjaku-Rexhepi.

Sabit Rrustemi është paraqitur me një referat për dëshmorët, kurse në emër të Zonës Operative të Preshevës ka folur ish-komandanti Mustafë Shaqiri, i cili jetën dhe veprën e dy dëshmorëve të luftës së Luginës së Preshevës e ka përkujtuar me vendosmërinë e tyre për vetëflijim në shërbim të lirisë dhe bashkimit kombëtar. /Titulli.com/

Pakica shqiptare në Serbi e (pa) kënaqur me përkrahjen e Kosovës dhe Shqipërisë (Video)
Digital Day 2015: Interneti model jetese (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration