Digital Day 2015: Interneti model jetese (foto)
Interneti nuk është vetëm mjet komunikimi, por me mundësit e veta në shoqërinë e biznesit është bërë mënyrë e jetesës, ka dëshmuar kështu konferenca e sivjetshme Digital Day.
Salla e madhe të Shtëpisë së Rinisë në Beograd këtë vit ka mbledh mbi 400 ekspertë të njohur, profesionit dhe të interesuar në fushën e marketingut digjital në konferencën vjetore “Digital Day 2015” me moton “Show me the Money”.
“Njëra nga përparësitë e reklamave digjitale me ato tradicionale është se arrihet deri të rritja e numrit të informacioneve te grupi i synuar, që nënkupton eksperiment të rastit. Çdo shpenzim duhet konsideruar si investim, ashtu që nuk do të ndaleni duke u përpjekur”, deklaroi Emina Hoxhiq nga Lupon Ventures.
Pavel Kolenda, drejtor i Qendrës Hulumtuese IAB nga Polonia tha se “Interneti dhe telefonat mobili janë të pranishëm si model jetese në Evropën Qendrore dhe Lindore. Serbia në këtë aspekt tregon trende interesante në krahasim me rajonin”, theksoi Kolenda.
Në çfarë mase interneti kalon kufijtë e botës digjitale e ka treguar ligjërata e Skota Tvajtsa nga kompania Twiter tha se Twiter ofron mundësi të vetëshprehjes, lidhjes me të tjerët dhe zbulimit të tregut të ri.
Në ligjëratën e Aleksandra Karageorgista nga kompania Think Digital, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të dëgjojnë këshilla për komunikim përmes rrjetit social duke u shprehur se kreativiteti, mediat e reja dhe planifikimi strategjik janë shtyllat e reklamimit në Facebook.
Në përfundim të kësaj konference është vlerësuar se është e rëndësishme edukim i përhershëm në fushën digjitale, përshkak të ndryshimeve të të shpejta në treg dhe inovacioneve të programimit.
Kjo konferencë u zhvillua për herë të pestë në Beograd, ndërsa organizator është asociacioni për rritje dhe zhvillim të marketingut digjital në Serbi dhe rajonin CEE, IAB Serbia dhe e mbështetur nga kompania LuponVentures, Samsung, Coca-Cola, Infostud, Grand Kafa dhe Tailwind.
Portali Informativ Titulli.com përkrahë mediave të mëdha si B92, Prva, Mtv, Vecernje Novosti dhe shumë media tjera, ka qenë partner medial i kësaj ngjarje shumë të rëndësishme rajonale mbi marketingun digjital./Titulli.com/