Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut
Lokale

Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut

22.Jul.2015 07:49
0
Ka përfunduar aksioni policor i filluar herët në mëngjes në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit.

Burime të sigurta nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se me rastin e kontrollimeve të bëra në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, është arrestuar djali i madh tij Fatlum Musliu, i cili edhe më herët ishte në kërkim nga organet e rendit.

Burimet e Titullit tregojnë se policia ishte civile por e armatosur rëndë me armë automatike, ndërsa përvec në pronën e N.M. që kanë shkaktuar demolime të dyerve dhe inventarit tjetër, njëherit ka pasur dëme materiale edhe tek prona e Musliut.

Fatlum Musliu është marrë për në stacionin e policisë në Bujanoc, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti dy herë kishte arritur që t’i ikë kapjes nga policia.

Ndaj tij tashmë e disa muaj janë ngritur padi penale për "kontrabandë me këpucë" dhe "arratisje nga ambijentet e stacionit policor"./Titulli.com/

 

>>Musliu: Kjo është e vërteta, djalin ma rrahën andaj edhe iku nga policia (foto)

>>Djali i Jonuz Musliut i ikën sërish Policisë së Serbisë

 

Kontroll policor në pronën e Jonuz Musliut
Musliu: Nuk është lufta kundër Fatlumit, por kundër meje (Foto dhe Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration