Kontroll policor në pronën e Jonuz Musliut
Lokale

Kontroll policor në pronën e Jonuz Musliut

22.Jul.2015 05:59
0
Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të mërkurën herët në mëngjes kanë hyrë për kontroll në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc.

Në kohën që po raportohet policia është duke zhvilluar kontroll të imtësishëm në pronën e liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) në fshatin Konçul, afër vijës administrative me Kosovën, raporton Titulli.com. 

Arsyeja për një kontrollim të tillë ende nuk dihet, mirëpo sipas raporteve të para, përvec në pronën e Musliut, ish shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kontrollimi është kryer edhe në pronën e N.M. rreth 50 metra nga shtëpia e Jonuz Musliut. 

Gjatë kohës që po zhvillohej aksioni banorët e fshatit kanë vërejtur lëvizje të shtuara të policisë civile, të cilat thonin se lëviznin me vetura me targa të Beogradit /Titulli.com/

Shqiptari demanton Vuçiqin se e kishte mik (Video)
Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration