Përfundoi Samiti Ndërkombëtarë në Turqi, Lugina e kënaqur më pjesëmarrjen (foto)
Lokale

Përfundoi Samiti Ndërkombëtarë në Turqi, Lugina e kënaqur më pjesëmarrjen (foto)

01.Jul.2014 14:04
0

Mësues, pedagogë dhe njerëz të tjerë të lidhur me arsimin që punojnë nëpër shkolla të ndryshme në Bujanoc, Preshevë e qytete tjera të Serbisë morën pjesë në samitin ndërkombëtar në Turqi “Edukimi për Paqe”.

Grupi i përbërë prej 12 vetave nga Serbia,   prezantuan problematikën e arsimit në përgjithësi, metodikën e punës dhe zhvillimin e mësimeve nëpër mjedise të përziera etnike.

Ibrahim Rustemi, kryetar i Organizatës Kulturore dhe Humanitare “Vëllazërimi” që ka udhëhequr me grupën e pjesëmarrësve nga Serbia  është shprehur i kënaqur me organizimin dhe prezantimin  e punimeve të ndryshme.

“Kjo nismë mundë të konsiderohet një ndër nismat kryesore për eliminimin dhe përmirësimin e raporteve nacionale dhe fetare ku për shkak të ndodhive të fundit në Ballkan shkaktuan nacionalizëm ndasi dhe urrejtje mes popujve”, tha Rustemi.

Organizatorë i samitit ndërkombëtarë të mbajtur nga 23 deri më 25 qershor ishte Organizata e Mësuesve Ndërkombëtarë Lider “Öncü DerneÄŸi” me seli në Stamboll në bashkëpunim Agjencinë Turke për Bashkëpunim Zhvillim Ndërkombëtarë-TIKA.

Nga Serbia morën pjesë 12 veta, ku 7 prej tyre ishin nga Lugina ndërsa 5 të tjerë nga qytetet tjera të shtetit ndërsa pjesëmarrësit tjerë ishin nga Turqia, Iraku, Azerbajxhani, Qipro, Bullgaria, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Organizatorët e samitit kanë vlerësuar se ky ishte një hap i madh drejt bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kontributit për një shkollim të shëndoshë dhe përparimtarë./Titulli.com/

Mijëra qytetarë përcjellin trupin e të ndjerit Triumf Shabani (foto)
KF "Tërnoci" fiton turnirin ndërkombëtar në Durrës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration