Mijëra qytetarë përcjellin trupin e të ndjerit Triumf Shabani (foto)
Lokale

Mijëra qytetarë përcjellin trupin e të ndjerit Triumf Shabani (foto)

30.Jun.2014 22:07
0

Futbollisti i K.F. Ferronikeli në Kosovë, Triumf Shabani nga fshati Verban i komunës së Bujanocit sot është përcjell për në banesën e fundit, në varrezat e Fushë Kosovës.

Në varrimin e të riut pas namazit të iqindisë  morën pjesë familjarë, shokë, miq, dashamirë e qytetarë të shumtë, të cilët kishin njohur të riun bujanocas dhe dëgjuar për tragjedinë e tij, raporton Titulli.

I ndjeri Triumf Shabani kishte ndërruar jetë të shtunën rreth orës 23:30 në momentin kur me shokët e tij po luante futboll.

Ai papritmas kishte pësuar një sulm dhe ka rënë në tokë pa ndjenja duke mos reaguar. Ngjarja ndodhi në ditën e parë të muajit Ramazan, ditë të cilën e kishte agjëruar edhe Triumfi.

Ky lajm kishte tronditur tërë futbollistët dhe trajnerët kosovarë të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për familjen dhe të dashurit e futbollistit.

Triumfi ishte vetëm 20-vjeçar dhe nga të gjithë njihet si një djalosh shumë i urtë dhe tejet punëtor.

I ndjeri është nga komuna e Bujanocit, respektivisht fshati Verban, mirëpo që nga paslufta me familje jetonte në Fushë Kosovë.

Triumfi para dy vitesh ishte shpallë lojtari më i mirë në rajonin e Fushë Kosovës, ndërsa me Ferronikelin këtë vit ishte fitues edhe i Kupës së Kosovës në futboll.

 

Triumfi në ditën e vdekjes: Allah pranona agjërimin

Triumf Shabani e filloi agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, teksa ditën që ndërroi jetë la një porosi në rrjetin social Facebook.

Futbollisti i ndjerë i Feronikelit, Triumf Shabani, ishte duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

E, në ditën e vdekjes së tij, Triumfi la një mesazh në rrjetin social Facebook, duke iu lutur Zotit.

“O Allah! Ruaje agjërimin tonë dhe bëjë ndërmjetësues për ne, na fal gjynahet dhe na e mundëso ta kryejmë agjërimin ashtu siç e do Ti...All-llahu na Pranoftë e na Lehtësoftë..”, shkroi Triumfi. /Titulli.com/

 

Bujanoc: Nisin stërvitjet, Forcat e Armatosura Shqiptare nuk marrin pjesë
Përfundoi Samiti Ndërkombëtarë në Turqi, Lugina e kënaqur më pjesëmarrjen (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration