Përfaqësuesit e Zvicrës në Bujanoc, interesohen për iniciativën e shqiptarëve
Lokale

Përfaqësuesit e Zvicrës në Bujanoc, interesohen për iniciativën e shqiptarëve

11.Sep.2015 15:39
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc sot kanë qëndruar përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës në Beograd.

Pauline Menthonnex Gacaferri, përfaqësuese nga kjo ambasadë ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e KKSH-së Jonuz Musliu.

Përmes kumtesës së lëshuar, KKSH njofton se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth iniciativës së kryetarit të KKSH-së për thirrjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Gjithashtu temë bisedimi ishte situata e krijuar politike dhe e sigurisë në Luginën e Preshevës dhe përdorimi i teksteve shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe.

“Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat më të reja politike në Luginën e Preshevës si dhe seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, gjithsesi theks të veçantë Musliu theksoi nevojën e nxënësve shqiptarë për tekstet shkollore, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë kanë vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore”, thuhet në kumtesë./Titulli.com/

Mustafa: U plakëm me kërcënime të Serbisë, misionin e çojmë në fund
Artistët nga trevat shqiptare, vizitojnë KKSH-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration