Mustafa: U plakëm me kërcënime të Serbisë, misionin e çojmë në fund
Lokale

Mustafa: U plakëm me kërcënime të Serbisë, misionin e çojmë në fund

11.Sep.2015 14:19
0
Kërcënimet e zyrtarëve të lartë të Serbisë, nuk i frikësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këshilltarët shqiptarë të asambleve komunale Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë nesër do të marrin vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare të Luginës. Këtë qëndrim e deklaroi për Radio Dukagjinin, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Ne lind e rritë dhe po mplakemi nën kërcënimet e Serbisë, prandaj nuk do të na bëjnë përshtypje këto kërcënime të fundit që i nis Daçiq, Vuçiq, apo kushdo tjetër. Në këtë drejtim, ne misionin tonë do ta vazhdojmë deri në fund”, tha ai.

Mustafa vendimin e sheh në përputhje me politikën rajonale, duke përmendur Kosovën, ku do të formohet Asociacioni komunave me shumicë serbe dhe duke potencuar se është e logjikshme të përdoren standardet e njëjta për pakicat.

Sipas Mustafës, funksionalizimi i asociacionit varet nga zhvillimet e ardhshme politike dhe përkushtimi i Prishtinës.

“Ne do ta sjellim këtë vendim. Sa mundemi ta vëmë në funksion varet nga zhvillimet tjera politike që pritet të ndodhin në të ardhmen, por, pa dyshim varet edhe prej përkushtimit të Prishtinës zyrtare në bisedimet e vazhdueshme që i kanë me Beogradin në Bruksel”, tha ai.

Ai tha se kanë pasur konsulta me Prishtinën dhe Tiranën, por, kjo, sipas tij tij,nuk është e domosdoshme, pasi që problemin e ndiejnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, andaj bëjnë nisma që janë në interes të zhvillimeve më të larta demokratike për vet ata.

Beogradi është kërcënuar se me forcë do ta pengoj këtë akt politik të shqiptarëve të Luginës. /Titulli.com/

"Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën"
Përfaqësuesit e Zvicrës në Bujanoc, interesohen për iniciativën e shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration