Përfaqësuesit e Universitetit nga Çanakalaja e Turqisë vizitojnë Shoqatën "Dituria" në Preshevë
Në ambientet e Shoqatës Kulturore "Dituria", qëndruan për një vizitë zyrtare, përfaqësuesit e Universitetit "18 Marsi", nga qyteti i Çanakalasë të Turqisë.Drejtori i Sh. K. ""Dituria", mr. Nexhmedin Ademi, mysafirët i njoftoi me aktivitetet që zhvillon kjo shoqatë.
Në veçanti u diskutua për interesimin e nxënësve nga Lugina e Preshevës për të vazhduar studimet universitare në Republikën e Turqisë.
Koordinatori i këtij universiteti doc. dr. Ashkën Kojunxhu për së afërmi i njoftoi maturantët me mundësit që ofron ky universitet për të vazhduar studimet në Universitetin e tyre.
Ata njoftuan se në kontingjentin e paraparë për studentët që do të pranohen nga Ballkani, mundësit për të vazhduar studimet akademike do të rezervohen edhe për maturantët e Luginës së Preshevës.
Maturantët me anë të projektorit u njoftuan me qytetin e Çanakalasë dhe ambientet e kampusit universitarë, kushtet e studimeve, mënyrën e aplikimit, programet Erasmus, dhe kriteret e Kartës së Bolonjës që përmbush universiteti.
Drejtori i Sh. K. "Dituria", mysafirët i falënderoi për interesimin që po shfaqin institucionet nga Republika e Turqisë, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit.