Përfaqësues nga Lugina në iftarin e ambasadës së SHBA-së në Beograd
Lokale

Përfaqësues nga Lugina në iftarin e ambasadës së SHBA-së në Beograd

14.Jun.2017 08:43
0
Përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe fetare nga Lugina e Preshevës morën pjesë në iftarin e shtruar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Ambasadori, Kyle Scot gjatë iftarit i shoqëroi për disa minuta mysafirët nëpër tavolina duke ju dëshiruar mirëseardhje.

Së bashku me delegacioni nga Lugina e Preshevës ishte edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bossiso.

Të pranishëm ishin kryetari i PVD-së, Riza Halimi, Fatmir Hasani, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe imamët nga Presheva e Bujanoci Adnan Ahmedi, Fikret Limani, Sulejman Fejzullahu dhe Sevder Bajrami.

Bujanoc: Përfundon provimi i maturës në shkollën e mesme, vetëm një nxënës humb vitin
Fillojnë stërvitjet ushtarake ndërkombëtare në bazën "Jug" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration