Bujanoc: Përfundon provimi i maturës në shkollën e mesme, vetëm një nxënës humb vitin
Lokale

Bujanoc: Përfundon provimi i maturës në shkollën e mesme, vetëm një nxënës humb vitin

13.Jun.2017 16:28
0
Maturantët e shkollës së mesme "Sezai Surroi" para diplomimit të tyre iu kanë nënshtruar provimit të lëndës së gjuhës shqipe përmes një hartimi me shkrim rreth të cilit kanë qenë të obliguar të gjithë nxënësit e të gjitha drejtimeve.

Sipas pedagoges së kësaj shkolle, Shyhrete Fetahu provimit iu janë nënshtruar gjithsej 266 nxënës me shkallë të katërt ,213 prej tyre e kanë kalu provimin kurse 11 me një notë të dobët kanë mbet në riprovim ndërsa 31 nxënës me dy nota të dobëta dhe vetëm një nxënës me 3 nota të dobëta e ka humbur vitin.

Ajo tha për Titulli.com se 11 nxënës me shkallë të tretë iu kanë nënshtru provimit e 8 prej tyre e kanë kalu, provimi me gojë u mbajtë gjatë 12-13 qershorit  për maturantët e të gjitha drejtimeve.

Shenoll Hyda,  maturant në këtë shkollë për portalin Titulli.com tha se është mjaft i kënaqur rreth suksesit që ka arritur ta tregoi dhe përkushtimit të profesorëve që e kanë tregu gjatë kësaj kohe.

Profesori  i lëndës së elektoteknikës,  Vahid Aliu theksoi se ka qenë një gjeneratë aktive me nxënës të ndërgjegjshëm dhe se 10 prej tyre janë mjaft të përgatitur sa i përket drejtimit të elektro teknikës së kompjuterëve./Titulli.com/

Shkrimtari nga Presheva dhuron 70 tituj librash shkollës "Migjeni" në fshatin Caravajkë
Përfaqësues nga Lugina në iftarin e ambasadës së SHBA-së në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration