PVD-UDSH: Pushteti lokal i Bujanocit ka filluar me blerjen e votave (video)
Lokale

PVD-UDSH: Pushteti lokal i Bujanocit ka filluar me blerjen e votave (video)

16.Apr.2016 15:48
0
Fshatrat Osllarë dhe Lluçan do të votojnë numrin 4 për zgjedhjet lokale për ndryshim, për të ndryshuar qeverisjen aktuale të komunës së Bujanocit.

Në tubimin e koalicionit PVD-UDSH në Osllarë u tha që banorët e këtij fshati janë radhitur në anën e Shaip Kamberit, dhe do të votojnë për të ndërruar keqqeverisjen, e cila nuk realizoi asnjë projekt në Osllarë.

Hasan Pajaziti, kandidat për këshilltar nga ky fshat tha që fshati Osllarë u la në harresë, duke mbetur njëri prej fshatrave më të pazhvilluara, pasi ka mbetur pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe me Sllatinën e pa pastruar.

Kryetari i UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani, akuzoi pushtetin aktual të Bujanocit për korrupsion dhe që kanë filluar me blerjen e votës së qytetarëve të komunës sonë.

Kësaj here koalicioni PVD-UDSH-Shaip Kamberi me vendosmëri do të punojë për të hequr një pushtet, i cili ka punuar për interesa klanore, e jo për qytetarët. Kështu u shpreh në Osllarë, Fatmir Hasani kandidat për deputet republikan nga lista e PVD-së, e cila në këto zgjedhje do të garojë me numrin 18.

Kandidati për kryetar të komunës, Shaip Kamberi, tha që në Osllarë do të realizohen projektet që qytetarët e këtij vendbanimi do t'i japin prioritet.

Kamberi shtoi se shqiptarët e komunës së Bujanocit në këto zgjedhje do të vendosin a do të votojnë për ata që fuqishëm përjashtuan shqiptarët nga puna, për ata që refuzuan që sheshi i qytetit në Bujanoc të ketë emrin "Skenderbeu".

Pas Osllarës, koalicioni PVD-UDSH, në praninë e një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve, mbajti tubim në fshatin Lluçan. Në këët fshat u vërejt se PVD dhe UDSH kanë një rritje të madhe të elektoratit.

Kandidati për këshilltar nga Lluçani, Bejtulla Zejnullahu, tha se lluçanasit po rrijnë pa punë e njerëzit e qeverisjes aktuale po punojnë në 4-5 vende.

Kandidatja Shermine Behluli tha se me qeverisjen e koalicionit PVD-UDSH nuk do të ketë as investime, as punësime në baza partiake.

Adem Hasani, partneri i koalicionit me Shaip Kamberin, akuzoi qeveritarët aktual të Bujanocit  qe vetë janë pasuruar në kurriz të popullit dhe se po keqpërdorin edhe mjetet e ndërmarrjeve publike.

Kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani tha që koalicioni PVD-UDSH ofron program zhvillimor në të gjitha fushat, kurse akuzoi pushtetin aktual që kanë shkatërruar arsimin. prandaj janë ngritur në këmbë të gjitha fshatrat për të ndryshuar këtë qeverisje, shtoi Hasani.

Edhe në Lluçan, si edhe në vendet tjera, Shaip Kamberi u prit me brohoritje dhe duartrokitje të gjata, duke e cilësuar si njeriu i cili gjithmonë ka punuar për të mirën e shqiptarëve.

Politika e premtimeve të rrejshme u tregua që është afatshkurtër, tha Kamberi para lluçanasve. AI shtoi se qeevrisja PVD-UDSH do të punojë në të mirë të qytetarëve dhe nuk do të ketë kohë për hakmarrje e shantazhime.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare, Shaip Kamberi akuzoi rëndë partinë në pushtet se po vepron kundër shqiptarëve, duke bërë marrëveshje me partinë e Muamer Zukorliqit.

“Bashkëpunëtori më i afërt i kryetarit të komunës, Emrullah Lutfiu, ka marr autorizim nga lista e Zukorliqit që në emër të asaj liste të mbrojë kutitë dhe të grumbullojë vota për atë listë, jo për kandidatin shqiptar”, u shpreh Kamberi.

Me ftesën për të votuar numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, koalicioni PVD-UDSH-Shaip Kamberi përmbylli ditën e katërt të fushatës parazgjedhore.

Të shtunën PVD-UDSH do të vazhdojë fushatën me tubimin e Forumit Rinor që do të mbahet në resoranin "5 Yjet" në Bujanoc./Titulli.com/

Program parazgjedhor

VIDEO:

Çfarë po premtojnë partitë politike shqiptare të Bujanocit në fushatën parazgjedhore?
Zvicër: Ndërroi jetë veprimtari Skender Murati nga Rainca
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration