PVD-UDSH: Gruaja shqiptare në Bujanoc në 4 vitet e fundit është përballur me diskriminim e përçmim (video)
Lokale

PVD-UDSH: Gruaja shqiptare në Bujanoc në 4 vitet e fundit është përballur me diskriminim e përçmim (video)

14.Apr.2016 17:40
0
Në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 prill, Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik organizoi në Bujanoc tubimin më të madh të femrës shqiptare të mbajtur ndonjëherë në Luginën e Preshevës.

Koalicioni PVD-UDSH-Shaip Kamberi në këtë tubim promovoi vlerën e gruas shqiptare, prezantoi 13 kandidatet për këshilltare të kësaj liste dhe programin ekonomik për avancimin e pozitës së femrës në komunën e Bujanocit. 

“Jemi mbledhur të promovojmë vlerat e gruas shqiptare, vlera që tashmë janë përbashkuar rreth numrit 4 kundër çfarëdo pengese dhe injorance që është imponuar në degradimin e skajshëm të katër viteve rresht. Ky është vetëm fillimi i fundit të një logjike diskriminuese e përçmuese për gruan shqiptare në Bujanoc”, u tha në këtë tubim.  

Kryetarja e Forumit të Gruas, Fitnete Gashi, tha se ky koalicion synon avancimin e pozitës së gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore në komunën tonë. 

Programin ekonomik të koalicionit PVD - UDSH ky synohet krijimi i partneritetit me gratë në biznes, e prezantoi kandidatja për këshilltare Shermine Beqiri Behluli. 

Kandidatet për këshilltare theksuan nevojën për ndryshim në qeverisjen e komunës së Bujanocit dhe çrrënjosjen e të gjitha formave të diskriminimit të femrës shqiptare që ofron koalicioni PVD-UDH Shaip Kamberi. 

Në tubim mori fjalën edhe Admire Junuzi, që është kthyer nga Zvicra për të hapur biznesin e saj në Bujanoc, e cila tha se të gjitha i kanë bërë me forca vetanake pa ndihmën e pushtetit aktual. 

Në fund të tubimit u paraqitën kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani dhe bartësi i listës së koalicionit PVD-UDSH dhe kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. 

Kamberi me këtë rast tha që koalicioni PVD-UDSH nuk po premton fabrika në Dobrosin, por premton që çdo dinar nga buxheti komunal i Bujanocit do t’i kthehet qytetarëve. 

Edhe tubimi i sotëm i Forumit të Gruas përfundoi me ftesën për dalje masive në zgjedhjet e 24 prillit, për të votuar numrin 4, që siguron avancimin e pozitës së gruas shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi./Titulli.com/ 

Program parazgjedhor

PVD: Prania jonë në parlamentin republikan avancon çështjen shqiptare në Luginë (video)
Preshevë: Dëmtohen veturat e PVD-së gjatë fushatës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration