PVD: Udhëheqësit lokal e kanë humbur orientimin e tyre politik
Partia për Veprim Demokratik përmes një deklarate për opinion reagon ndaj deklaratave të udhëheqësve të qeverisjes lokale në Bujanoc e Preshevë duke thënë se deklaratat e bojkotuesve të zgjedhjeve parlamentare janë bajate dhe se ata e kanë humbur orientimin e tyre politik. “Retorika mohuese e bojkotuesve është shumëfish më agresive dhe është e qartë se reagimet e pakontrolluara të udhëheqësve komunal janë rezultat i mesazhit të qartë që iu dërgua atyre nga zgjedhjet e fundit, kur elektorati shqiptarë u deklarua se nuk do të ketë më tolerancë për manipulimet e bojkotuesve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryetari i PVD-së, Riza Halimi, transmeton Titulli. Ai ka shtuar se tentimi manipulues që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të kufizohet vetëm në nivel dhe korniza të pushtetit lokal, si projekt krejtësisht antishqiptarë, është totalisht i papranueshëm për PVD – në. Halimi ka shprehur edhe njëherë qëndrimin se bisedimet e udhëheqësve politik me qeverinë për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe avancimin e çështjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë të domosdoshme. Sipas Halimit për mbarëvajtjen e bisedave është e domosdoshme së pari të sigurohet qasja serioze e qeverisë së re sikur që janë të domosdoshëm përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve që u siguruan në zgjedhjet e 16 marsit, gjithashtu në këto biseda është i domosdoshëm edhe kryetari i Këshillit Nacional si dhe kryetarët e pushteteve lokale, thuhet në deklaratën e Riza Halimit, deputet popullor në Serbi./Titulli.com/ --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------DEKLARATË E KRYETARIT TË PVD – së
[caption id="attachment_108433" align="alignleft" width="300"] kryetari i PVD-së, Riza Halimi.[/caption] Pas suksesit të madh të listës zgjedhore të PVD – së në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit janë shpeshtuar deklaratat agresive dhe shpifëse të udhëheqësve të pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc. Opinioni në Luginë të Preshevës e ka plotësisht të qartë se kryetarët aktual të komunave në Preshevë dhe Bujanoc e fituan monopolin në udhëheqjen e pushteteve lokale jo vetëm me anë të vjedhjeve zgjedhore por edhe me premtime të rrejshme se me anë të bojkotit të zgjedhjeve parlamentare do ta bashkojnë Luginën e Preshevës me Kosovë. Përkrahja masovike e votuesve Shqiptarë në Luginë të Preshevës për listën e PVD – së për zgjedhje parlamentare e ka demoluar krejtësisht këtë strategji manipuluese të bllokut bojkotues, andaj edhe reagimet bojkotuesve kësaj rradhe janë shumë më agresive, se në rastet e zgjedhjeve të kaluara, kur ishte siguruar vetëm një deputet Shqiptarë në parlamentin qendrorë. Deklaratat bajate se udhëheqësit e pushteteve lokale nuk do t’i pranojnë deputetët e zgjedhur me 16 mars në fakt janë vazhdimësi e deklaratave të dhëna edhe pas zgjedhjeve të deritanishme parlamentare. Mirëpo kësaj rradhe retorika mohuese e bojkotuesve është shumëfish më agresive dhe është e qartë se reagimet e pakontrolluara të udhëheqësve komunal janë rezultat i mesazhit të qartë që iu dërgua atyre nga zgjedhjet e fundit, kur elektorati shqiptarë u deklarua se nuk do të ketë më tolerancë për manipulimet e bojkotuesve. Në këtë situatë bojkotuesit e kanë humbur orientimin e tyre politik dhe kanë filluar të akuzojnë kryetarin e PVD – së për ndërprerjen e bisedave me qeverinë serbe. Me gjasë, të habitur nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, ata kanë harruar se këto biseda e humbën kuptimin në momentin kur qeveria në ikje kishte propozuar Kuvendit qëndrorë eliminimin e gjykatës themelore në Preshevë. Në të njejtën kohë është e domosdoshme edhe me këtë rast të sqaroj se kanë qenë dhe janë krejtësisht joserioze tentimet e udhëheqësve të pushtetit lokal që pjesmarrjen në zgjedhjet parlamentare ta kushtëzojnë me fatin e këtyre bisedave. Bisedat e udhëheqësve politik me qeverinë për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe avansimin e çështjes së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë të domosdoshme. Natyrisht, për mbarëvajtjen e bisedave është e domosdoshme së pari të sigurohet qasja serioze e qeverisë së re sikur që janë të domosdoshëm përfaqësuesit legjitim të Shqiptarëve që u siguruan në zgjedhjet e 16 marsit, mirëpo në këto biseda është i domosdoshëm edhe kryetari i Këshillit Nacional si dhe kryetarët e pushteteve lokale. Përndryshe tentimi manipulues që çështja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të kufizohet vetëm në nivel dhe korniza të pushtetit lokal, si projekt krejtësisht antishqiptarë, është totalisht i papranueshëm për PVD – në. Pikërisht lidhur me këtë dilemë artificiale dhe manipuluese përgjigjen më të mirë e dhanë votuesit Shqiptarë të Luginës së Preshevës me 16 mars pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake.Kryetari i PVD – së,
Riza HALIMI