Lokale
Kush është kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Hyda apo Musliu?
Edhe pse qytetarët e komunës së Bujanocit e dinë se kryetar i Kuvendit Komunal nuk është më Hajredin Hyda, por Jonuz Musliu, faqja zyrtare e kësaj komune ende e mban Hydën për të parin e këtij organi.
Në publikun e gjerë është e njohur se Hajredin Hyda nga Partia Demokratike (PD) ka mbajt postin e kryetarit të Kuvendit për një vit, kur më 30 prill të vitit 2013-të u nënshkruajt zgjerimi i koalicionit qeverisës mes PD-së dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD).
Që nga ajo kohë detyrën e kryetarit të Kuvendit Komunal në Bujanoc e mori kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, të cilën e ushtron edhe sot.
[caption id="attachment_114707" align="aligncenter" width="645"] Faqja zyrtare e komunes se Bujanocit (03.04.2014)[/caption]
Nuk dihen arsyet se pse administrata e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, e cila ka caktuar personin për të menaxhuar faqen e komunës, ende e mbanë për kryetar të Kuvendit Hajredin Hydën, përderisa i njëjti nuk ulet më në karrigen e kryetarit.
Vlen theksuar se gjatë kohës sa Hyda ushtroi detyrën e kryetarit të Kuvendit, mbahet në mend në opinion për debate të nxehta duke përdorur një fjalorë fyes ndaj këshilltarëve komunal.
Përndryshe ky artikull mund t’i shërbejë administratës lokale që të bëjnë rifreskim të faqes zyrtare, në mënyrë që mos të bien në kundërshtim me punët që i bëjnë./Titulli.com/.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!