PVD: Prania jonë në parlamentin republikan avancon çështjen shqiptare në Luginë (video)
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill në Serbi, nga subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të merr pjesë vetëm Partia për Veprim Demokratik, këtë herë e mbështetur nga dega e Unionit Demokratik Shqiptar në Bujanoc, raporton Titulli.com.Bartësja e listës së PVD-së, Ardita Sinani thotë për portalin Titulli.com se ata kanë ftuar të gjithë partitë shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhje me listë të përbashkët, por ata nuk iu janë përgjigjur ftesës.
“PVD është parti rajonale dhe me forcën tonë presim të fitojmë një deputet, ndërsa përçarja e votës shqiptare do të ketë pasoja të mos marrim dy apo tre deputetë”, deklaroi Ardita Sinani për Portalin Informativ Titulli.com.
Kandidati i parë në listën e PVD-së, Fatmir Hasani thotë se është optimist për të fituar një deputet, por nëse shkojnë punët mirë, siç shprehet ai, mund të fitojnë edhe dy deputetë.
“Qëllimi i pjesëmarrjes së PVD-së në zgjedhje parlamentare është që të jemi akoma prezent me kërkesa para qeverisë së Serbisë. Presim që prapë të jemi të pranishëm në parlamentin republikan dhe të avancojmë çështjen shqiptare”, thotë Hasani për Titulli.com.
Për më tepër mund të ndiqni videon me prononcimet më të hollësishme të dy bashkëbiseduesve tonë./Titulli.com/
Program Zgjedhor: