PVD opozitë e fortë, por pa pasoja për kuvendin
Lokale

PVD opozitë e fortë, por pa pasoja për kuvendin

14.Mar.2013 21:55
0
[caption id="attachment_50876" align="alignleft" width="300"]Foto ilustruese, Kuvendi i Preshevës Foto ilustruese, Kuvendi i Preshevës[/caption] Në Kuvendin Komunal (KK) të Preshevë sot është debatuar për më se pesë orë. Seanca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër Këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevës sot kanë debatuar gjatë për rendin e ditës në KK të Preshevës, e sidomos për planin investiv për këtë vit, propozim ky i udhëheqësisë së tanishme komunale. Sipas RTP, debati i nxehtë u zhvillua për pesë orë, ndërsa grupi i këshilltarëve të PVD-së doli edhe me tetë amendamente për këtë pikë, mirëpo asnjëra nuk mori dritën e gjelbër. Pas debateve të shumta u votua propozimi i planit investiv për vitin 2013 për Komunën e Preshevës, por pa prezencën e opozitës të cilët të pakënaqur lëshuan seancën. Vazhdimi i kësaj mbledhje është paraparë për ditën e nesërme, ku pritet të shqyrtohen dhe miratohen raportet e punës dhe ato financiare për vitin e kaluar të ndërmarrjeve publike si dhe programet e punës dhe ato financiare për këtë vit. Në këtë seancë të dytë gjithsejtë janë paraparë 14 pika të rendit të ditës./Titulli.com/
Fakulteti ekonomik në Bujanoc shpalos programin në “Sezai Surroi”
"Vatra" fton në protestë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration