Lokale
Fakulteti ekonomik në Bujanoc shpalos programin në “Sezai Surroi”
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot u bë prezantimi i Fakultetit ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc.
Në prezencë të nxënësve të viteve të IV-ta dhe profesorëve, përfaqësuesit e këtij Fakulteti bënë shpalosjen e plan programit dhe profileve në të cilat ata mund të studiojnë.
Këtë prezantim, për së afërmi e përcolli edhe dekani i Universitetit të Novi Sadit, dega e Fakultetit ekonomik në Suboticë, Nenad Vunjak.
Fakulteti ekonomik i Suboticës është institucion i arsimit të lartë i akredituar që organizon studime katërvjeçare bazë si dhe master.
Nga muaji tetor në paralelen e këtij fakulteti në Bujanoc do të fillojë studimet gjenerata e tretë. Për dallim nga vitet e kaluara, në këtë vit akademik do të shtohen edhe dy profile studimi, në agrobiznes si dhe financa.
Të gjithë studentët e ardhshëm për t’u regjistruar në këtë Fakultet duhet që t’i nënshtrohen provimit pranues, i cili realizohet në hapësirat e këtij Fakulteti në Bujanoc.
Mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!